A jeni të apasionuar pas rritjes maksimale të performancave tuaja që lidhen me aftësitë aktruese?

“Jacques Lecoq” është disiplina për çdo fëmijë +15 vjeç, përmes së cilës do të aftësoheni më shumë rreth teknikave të aktrimit.

Jeni vetëm një trokitje larg magjisë!

Jacques Lecoq
Mesuesit

Rafael Hoxhaj
Orari

MOSHA 5+

Tingujt e kitarës kthehen shpesh në formën më të mirë të qetësisë e meditimit. 

Mos u habisni nëse mbrëmjeve të verës apo të dimrit, më i vogli i shtëpisë do të ëmbëlsojë muret e saj me tinguj që tashmë e kanë kthyer në një artist të vërtetë!

Kitarë
Mesuesit

Ersi Kazerma
Orari
E martë-E enjte
Telefono për Orar
14:00-20:00

MOSHA 5+

Piano, vendi ku bashkë me gishtat e duarve të vogla që masin çdo centimetër të tastierës, i vogli juaj do të lëshojë gjithë ndjesitë e tij.

Falë mesimeve dhe direktivave prefesioniste, piano do të kthehet në objektin e preferuar të artistit tuaj të vogël. Asnjë talent nuk është aq i fshehtë sa për mos t’u zbuluar në akademinë e ëndrrave!

Piano
Mesuesit

Rafael Marinaj
Orari
E hënë-E mërkurë / E martë-E enjte
Telefono për Orar

MOSHA 5+

Mund ta themi pa u menduar dy herë, aktrimi mund ta shndërrojë këdo në gjithçka e kudo, ashtu si në filmat vizatimorë xixat e pluhurit magjik mund të të transferojnë kudo! Me fuqinë e fjalës, imagjinatës dhe përshtatjes, aktrimi do të nxisë te fëmija apo çdo adult shqisa që nuk do të largohen më kurrë prej tij.

 

Aktrim
Mesuesit

Elona Hyseni
Ejona Torba
Orari
Telefono për Ditët
17:00-18:00
18:00-19:00
17:30-18:30
18:30-19:30

MOSHA 3+

Kërcimi është ndjeshmëri, emocion i shfaqur pa u menduar dy herë, i pamodifikuar dhe i lirë.

Duke kaluar disa orë në javë në disiplinën e kërcimit, fëmijët tuaj do të çlirojnë peshën e përgjegjësive që nisin t’i njohin që fare të vegjël. Me një buzëqeshje shkëmbyer në rrotullime me shoqet e shokët e grupit, në orën e kërcimit, me siguri, fëmija juaj, do ta shohë edhe më ëmbël botën pas saj.

Dance
Mesuesit

Teodora Sula
Orari
E hënë-E mërkurë
17:00-18:00
18:00-19:00

MOSHA 5+
 

 

Fëmija juaj ka talent, por ju ende jeni në pikëpyetje se cila është forma më e mirë për ta nxitur atë? 

Në një skenë vetëm, apo pjesë e një grupi të madh muzikor, falë mësimeve të kantos, vogëlushi juaj do t’i largohet çdo emblematike të së përditshmes, e do t’i afrohet çdo herë e më shumë, asaj që nuk ka një çmim a vlerë, talentit të pakompromistë!

Kanto
Mesuesit

Venera Lumani
Egzona Ademi
Klint Collaku
Orari
E hënë-E mërkurë / E martë-E enjte
Telefono për Orar
14:00-20:00

MOSHA 16+

Disiplina më e re është tani e disponueshme për të rinjtë në "Klea Huta Academy"! Së bashku mund të realizojmë ëndërrat tuaja artistike!
 

Fotografi
Mesuesit

Altin Çelmeta
Orari

MOSHA 3+

Kombinimi i shumë ngjyrave që në vegjëli, është në fakt hapi i parë që na njeh me ngjyrat karakteriale të fëmijëve. 

Nëse do të kthenit kohën pas, a do të mund t'i gjenit krijimet tuaja të para që definuan atë që jeni sot?!

Nga vizatimi, te krijimi i objekteve të reja, e deri te eksperimentet me gjithë format që vetë të vegjëlit dinë të japin, kjo kohë e kaluar pranë ngjyrave, sjell te ta aftësi shprehëse që do t'i shoqërojnë gjithë jetën.

Art&Craft / Pikture
Mesuesit

Ines Karanxha
Orari
E hënë-E mërkurë
17:00-18:00
18:00-19:00